Network File System (NFS) është një shërbim i tipit klient-server, që i mundëson përdoruesit të kompjuterit të shfletojë dhe të ruajë ose përditësojë lirisht skedarët në një kompjuter të largët sikur të ndodheshin në kompjuterin e vet të përdoruesit.
Protokolli NFS është një nga disa standardet e sistemit të skedarëve të shpërndarë për hapësirën ruajtëse të lidhur me rrjetin (NAS).
Për të hyrë në të dhënat e ruajtura në një kompjuter tjetër, serveri zbaton proceset NFS për t’i vënë të dhënat në dispozicion të klientëve. Vetë administratori i serverit përcakton se çfarë do të vërë në dispozicion dhe njëkohësisht njeh klientët e verifikuar.
Skedarët zakonisht menaxhohen në një hierarki, e cila mundëson shfletimin e skedarëve në drejtorinë aktuale dhe më pas kalimin në cilëndo nëndrejtori.

